Ndërkohë që Kuvendi vetëm me votat e maxhorancës ka miratuar projekt-vendimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, disa prej artistëve kanë dalë sërish në protestë për të shprehur qëndrimin e tyre kundër dhe duke bërë thirrje që të ruhet godina.
Ditën e sotme në mbështetje të artistëve ka qenë edhe deputeti i PD-së Agron Shehaj i cili ka propozuar dhe një zgjidhje radikale në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
“Nuk ka asnjë dyshim që të enjten e ardhshme ky ligj do kalojë se maxhoranca i ka votat, doni t’ju gënjej, nuk kemi asnjë mundësi.
Momenti është që të gjejmë një zgjidhje si ti ndalojmë dhe un iu them troç, e vetmja zgjidhje është që të ngujohemi brenda, nëse ju vendosni që të futeni brenda unë do jem i pari që do futem dhe do jem i fundit që do dal”, tha ai.