Kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cili vazhdon me të tijën, se negociatat me Shqipërinë janë hapur.
Përmes një statusi në profili në Facebook, Vasili thotë se Rama nuk duhet të flasë për negociatat, pasi heq çdo dyshim se është budalla.
Reagimi i Vasilit:
Kryeminister mos fol me per negociatat, se hoqe cdo dyshim qe je budalla.
Kryeministri me gjuhen e varferuar deri ne shkretim dhe me logjiken grope si goje pa dhembe, gajasi dynjane me kete mbylljen e negociatave qe ja tregojne si hapje dhe ky e thote dhe e thote pa pushim.
Ndaj per ta ndihmuar kete kryeminister qe vetem tall e percmon veten dhe qe s'ja var më trasten njeri,vlen keshilla monumentale e Oskar Ëilde qe thote:
"Ndonjehere eshte me mire te qendrosh i qete dhe te dukesh budalla se sa te hapesh gojen dhe te heqesh cdo dyshim qe je i tille"