“Kujdes! Po shkojmë drejt një shpërthimi social shkatërrimtar”

Saturday, 30 June 2018 10:38

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar se me situatën ku ndodhet vendi jemi duke shkuar në mënyrë të paevitueshme drejt një shpërthimi social shkatërrimtar që nuk do të kursente kërkënd.

Postimi i plotë

Ku shkojme???

Shqiperia po perballet sot me destrukturimin institucional me te rende dhe me te rrezikshem te saj gjate gjithe pluralizmit.

Dekapitimi i sistemit te drejtesise,pa gjykate kushtetuese,pa gjykate te larte dhe pa ngritjen e qeverisjes se te gjyqesorit pa KLGJ,pa KLP,pa Inspektorin e larte te drejtesise dhe pa KED.

Kaosi ekonomik eshte shkaterrimtar,sepse nuk ka model ekonomik se ku shkon vendi,sepse koncesionet dhe pastrimi i parase kane zaptuar ekonomine,sepse borxhi publik eshte teresisht jashte kontrollit,sepse investimet e huaja mungojne teresisht,ku bisneset shqiptare investojne qindra milion euro jashte vendit dhe sepse bisnesi i vogel po shkon drejt asgjesimit.

Dialogu politik eshte zevendesuar nga qeveria me mekanizmin e shitblerjes se votave qofte ne zgjedhje qofte pas tyre.

Klima sociale e grabitjes se prones dhe e te drejtave baze te qytetareve eshte bere shperthyese.

Trafiqet dhe krimi i organizuar jane sot ato qe mbajne peng integrimin europian.

Emigracioni tragjik dhe largimi masiv i shqiptareve kane marre nje dimension te frikshem, qe ka tronditur edhe identitetin kombetar te vendit.

Sistemet sociale bazike si shendetesia dhe arsimi jane bere sot nje peshe qe po ja thyen shpatullat shqiptareve ne vend se te jene amortizatore te tyre dhe te ekonomise familjare te tyre.

E sotmja dhe e ardhmja e vendit jane me te rrezikuara dhe me te tronditura se kurre me pare.

Ku shkojme?

Moshapja e negociatave per anetaresim ne BE dhe shtyrja e tyre me nje barre kushtesh, qe reflektojne kaosin politiko shoqeror te vendit dhe ne nje moment ku paqartesia e vete Europes eshte me e madhe se kurre bejne qe pyetja: Ku shkojme?, te qendrohe si shpata e Demokleut mbi koken e cdo shqiptari.

Ku shkojme?

Sot i qarte eshte vetem qorrsokaku i erret qe kemi perballe.

Zgjidhjet 24 oreshe propagandistike te qeverise per te shtyre vetem disa dite dhe jave jane vetem thellimi pa kthim drejt skenareve akoma me te erret te nje shperthimi social shkaterrimtar te paevitueshem qe nuk do te kursente kerkend.

Ku shkojme?

Ose reflektohet sot ose neser do te jete shume shume vone.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...