Ambasadorja enveriste e Ramës e cilësoi Holandën “vend i 5.600 prostitutave”, kryeministri e dekoroi

Saturday, 30 June 2018 10:42

Pasi mbesa e shokut Zeqi Agolli, shtëpia e të cilit ka qenë “bazë e rëndësishme e luftës”, sepse ka strehuar një prej kriminelëve më të mëdhenj të popullit shqiptar, Enver Hoxhën, u dekorua së fundmi prej Ramës për dështimet e saj më të papara në diplomaci, ia vlen të kujtojmë diçka për të. Kjo ambasadore që u emërua e tillë vetëm si enveriste dhe shoqe e Linda Ramës, është dekretuar ambasadore në Mbretërinë e Hollandës, rezidente, dhe pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezidente më 29.4.2014. Nuk dihet saktësisht në e ka apo jo shtetësinë shqiptare, por dihet që emri i saj është Aida Sakiqi – Vandecasteele (nga bashkëshorti belg). Ajo është një prej dështakeve më të mëdhaja të diplomacisë së Ramës, e cila mbështetet te brezi i enveristëve të rinj dhe te qokat e njohjet e rastit të taborit të kryeministrit. Ambasadorja jonë në Holandë, është shembulli më i qartë se si nuk duhet të jetë një diplomat. Aspak e përshtatshme për diplomaci, ajo ka lëshuar një sërë mufkash, duke dhënë sinjale të qarta që edhe sikur të ishte në rregull Shqipëria, nuk kishte shanse integrimi vetëm prej veprimeve të saj tejet fëminore që tregonin një papjekuri të theksuar politike e njerëzore.

Më 23.8.2017 gazeta me madhe në Holandë, “De Telegraaf”, botoi një shkrim për intervistën e kësaj ambasadoreje dhënë një televizioni privat në Shqipëri, ku ajo mohonte ekzistencën e një raporti që sugjeronte rikthimin e vizave për shqiptarët. Gazeta holandeze i quante marrëzira deklaratat e ambasadores. Gazeta shkruante ndër të tjera: “Ambasadorja fsheh problemet në programin televiziv. Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një mënyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar, nga vendi i saj drejt Holandës. Në një edicion informativ shumë të ndjekur në Shqipëri, ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit. Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandeze kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e lehtë të krimit shqiptar në Holandë”.

Gazeta vinte në dukje faktin se Aida Sakiqi sulmonte edhe gazetën në fjalë dhe informacionin e saj, madje duke e bërë të sigurt mosekzistencën e raportit në fjalë i përbërë prej 40 faqesh. Nuk mjaftoi që lëshoi një sërë mufkash, por ambasadorja shtoi të tjera. Gazeta holandeze shkruan në vijim: “Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashetheme”. Sipas kësaj logjike, qeveria holandeze duhej të raportonte përpara ambasadores enveriste të Ramës (!). Por shoqja në fjalë nuk mund të ndalej këtu. Flakë për flakë, për çështjen e vizave, ajo deklaroi se nuk mund t’i kthente vizat “një vend që ka 5600 prostituta”. Arrinte pra deri aty sa t’i bënte moral Holandës mbesa e shokut Zeqi! Për këto arsye, ajo e meritonte që dekorata, por ta nxjerrësh me shkelma nga diplomacia bashkë me Ramën e të tjerët pranë tij është më e pakta për ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...