×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Manjani, Ramës: Ik pi një kafe te familja e të ndjerit, u vra një punonjës i shtetit

Diel, 01 July 2018 14:18

Ylli Manjani ka reaguar ndaj komenteve të Kryeministrit Rama mbi ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme ku u vra shoferi i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Manjani i sugjeroi kryeministrit që të paktën të shkonte e të pinte një kafe në familjen e të ndjerit përpara se të fajësojë opozitën nëpër mitingje politike.

"Ndërkohë që fajson Opozitën për “mos respektim të kodit të vdekjes”, vetë i shpreh gjasme-ngushëllimet në miting politik! Faqezi sa më s’ka! Shko të paktën pije një kafe në shtëpinë e të ndjerit dhe HESHT! Është vrarë, ndër të tjera, një punonjës i Sigurisë së Shtetit!"

Login to post comments