Një punonjës i gardës ka nxjerrë blof ministrin Fatmir Xhafa.
Punonjësi ka dërguar një mesazh në llogarinë e ish kryeministrit Berisha në Facebook, ku thotë se shoferi nuk u vetëvra, por e ekzekutuan.
“Te gjithe e dine se ai djale dinte çdo gje per Xhafen dhe Don Agaçion sikunder nuk dihet shkaku se pse Ministri se fundi ishte ftohur me te. Gardiste me thone se mbremjen pas debatit te ashper sherrit dhe zenjes tek aktiviteti i fundit qe ka patur me ministrin, per te cilin ne garde e dine shume persona.”, shkruan punonjësi.
Ai shton se shoferi e ka kërcënuar ministrin në zemërim e sipër, gjë që solli edhe ekzekutimin e tij mafioz.
Berisha e cilëson vrasjen e shoferit të ministrit XHafa si një vrasje shtëtërore. Ndërsa kryeministri Rama nxitoi ta shpallë vëtëvrasje ekzekutimin e shoferit, duke ‘larë duart’ nga kjo ngjarje.
Sakaq, 31-vjeçari Shkëlzen Qordja është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës.
Statusi i plotë:
23 mins ·
Krye, Krye, Kryeprokuror Edvin Rama lan duart nga Korça si Pilati!
Vrasja brenda ne Garde e shoferit te familjes mafioze Xhafaj, eshte realizuar nga dy vrases dhe eshte vrasje shteterore! sb
“Pershendetj doktor nxitimi i kryeministrit per te shpallur vetvrasje egzekutimin mafjoze te shofert te Ministrit Xhafa esht deshmi e vendosmerise se tyre per fshehur me çdo kusht krimin e rend qe u krye brenda gardes ndaj nje punonjesi te gardes.Ketu ne garde te gjithe jemi shume te tronditur.Te gjithe e dine se ai djale dinte çdo gje per Xhafen dhe Don Agaçion sikunder uk dihet shkaku se pse Ministri se fundi ishte ftohur me te.Gardiste me thone se mbremjen pas debatit te ashper sherrit dhe zenjes tek aktiviteti i fundit qe ka patur me ministrin, per te cilin ne garde e dine shume persona shoferi i i zemruar
ne shoqerin e nje shoku ka shkuar ne nje nga lokalet ne Tr kuthuhet qe ai ka folur me shume sec duhet, me pas i jane bashkuar edhe persona te tjere. Do te gjej lokalin ku ai ka qendruar dhe kush e ka shoqeruar pas bisedave sepse nuk dine te ma thone.Ketu ne garde informacionet jane ne duart e nje grupi te ngushte..”