Kryeministri ka vizituar këtë të diel Korçën në kuadër të turit të llogaridhënies ndaj qytetarëve, por jo të pakta kanë qenë ata shqiptarë që e kanë kritikuar në rrjetin social.
Njëra prej tyre i ka kërkuar Edi Ramës që të mos tallet me njerëzit sepse ata kanë halle, por përgjigja e Ramës nuk ka qenë aspak e “butë”.
Komentuesja: Uauuu o zot qa del e tallet ! Po kan hall te shkretet e sa e sa ka , qe Jane edhe me keq se këta.
Replika e Ramës: Avash mos e hap gojen shume se mos te hyn ndonje mize e na mbytesh ne uauuuu e siper dhe fute ne koken tende qe une jo vetem nuk tallem, po e bej kete pune me perkushtimin me te madh! Nuk me detyron askush te dal ne diell a ne te ftohte nga zyra e te bej nje fushate te tere dy muaj jo per vota, po per te degjuar keta njerez e mesuar prej tyre gjera qe ti as e ke dot idene cfare jane e si mesohen ne kete rast… Po vetem nje mendje e mbyllur sa nje berthame qershie, mund te imagjinoje se e gjitha kjo u beka per t’u tallur! Hajde mendje hajde.