Skema që po ndërton Rama për të vjedhur zgjedhjet

Diel, 01 July 2018 19:27

Kryeministri Edi Rama, prej disa muajsh ka nisur atë që ai e quan “turi i llogaridhënies”.

Ai shkon në takime të ndryshme ku mbledh njerëzit, dhe nuk dëgjon fare problemet e tyre, por i bën reklamë portalit të qeverisë “shqipëriaqëduam.al”.

Edhe ditën e sotme, pasi foli e foli para korçarëve, të vetmin refren që kishe ndaj ankesave të qytetarëve, ishte që duhet t’i drejtoheshin portalit që ka hapur Rama.

Por disa prej tyre i thanë shumë qartë se edhe pse i ishin drejtuar portalit në fjalë ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problemin që kanë pasur.

Edi Rama me arrogancën e tij, jo vetëm që nuk dëgjoj ankesat e qytetarëve, por u tha edhe një herë që të shkruanin të portali i tij.

Veprimi i Ramës, është një tallje e hapur, dhe i vetmi funksion që ka është për të përdorur portalin në fjalë për t’ju marrë të dhënat personale njerëzve.

Dhe këtë e bën në mënyrën më katile të mundshme, duke përdorur hallet e ndryshme të njerëzve, të cilët në mungesë të një zgjidhje konkrete gënjehen dhe regjistrohen në portal.

Stafi pre disa dhjetëra vetash i Ramës, regjistron çdo të dhënë personale që qytetarëve, si edhe hallet e tyre.

E gjithë ky sistem është ngritur nga Rama që të përdoret për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme lokale apo edhe qendrore.

Skema ka si bazë shantazhin dhe kërcënimin, pasi duke i ditur se çfarë halli ka qytetari, ai i kërcënon se nuk do u zgjidh nëse nuk votojnë për të.

Prandaj duhet që institucionet kompetente dhe ndërkombëtare të reagojnë për të ndaluar këtë skemë të shëmtuar të vjedhjes së votës.

/55News.al/

Modifikuar më Diel, 01 July 2018 19:33
Login to post comments