Ish-ministri i Drejtësisë ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë Horst Seehofer, njëkohësisht kryetar i partisë kristiansociale (CSU) simotër e partisë kristiandemokrate (CDU), duke e paralelizuar me aktualitetin në vendin tonë. Sipas Manjanit, ai vetëm se nuk ishte dakort që vendi i tij të mbante emigrantë zgjodhi të largohej, ndërsa Ministri ynë i Brendshëm as që e mendon një gjë të tillë edhe pse ka qenë i përfshirë në skandalet më të mëdha të ngjarjeve të fundit.
Postimi i plotë:
Çfarë ndryshimi!
————-
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë iku se nuk pranon që vendi i tij të mbajë emigrantë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë rri aty e trashet në karrike, megjithëse kërkon që në vendin e tij të ketë sa më shumë emigrantë!!!
Le pastaj skandalet e tjera...
Ndryshim i madh apo jo?
E pastaj thonë se “Gjermania na do shumë”....
Qesharakë pa kufinj...