Edi Rama ia fal të gjitha Greqisë në këmbim të ASGJËJE, detaje nga marrëveshja

Hënë, 02 July 2018 11:57

Pala shqiptare dhe pala greke duket se janë pranë zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve. Gazeta greke “Protothema” ka mësuar detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Sipas saj, bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet e hapura. Marrëveshja pritet të bëhet publike në Korrik, raporton “Protothema”, ku do të firmoset nga një takim i përbashkët mes Kryeministrave Edi Rama dhe Alexi Tsipras, citon Klan.tv.

Paketa e zgjidhjes së problemeve përmban heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifave konsullore të dokumenteve qeveritare greke, hyrjen në fuqi të njohjes së patentave shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndarjen e zonave ekskluzive detare, heqjen e termave irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare dhe varrezat për ushtarët grekë. Shqi

E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi.

Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale.

Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoriale.

“Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 milionë Euro”, shkruan “Protothema”.

Gazeta greke sjell gjithashtu në vëmendje se këto pika janë dakordësuar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias; në Nëntor 2017 në Kretë, në Janar 2018 në Korçë, në Mars 2018 në Tiranë, në Maj 2018 në Sounion dhe takimi më i fundit në ishullin Rodhos të premten e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...