Të rinjtë i shprehën liderit të opozitës, Lulzim Basha, shqetësimet e tyre. Një nga problemet më shqetësuese që të rinjtë ngritën ishte mungesa e shpresës çka sjell edhe largimin masiv nga Shqipëria.
Ata kanë kërkuar nga PD të nisë një fushatë për të bindur të rinjtë të mos largohen, pasi sipas tyre e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën e rëndë është përballja.
“Të nisim fushatën mos ik, mos ik sepse vendin që ti do të lësh bosh do ta zërë një kriminel që sot është në pushtet. E vetmja mënyrë me këtë situatë dhe këtë qeveri të inkriminuar është të qëndrojmë këtu dhe të përballemi”, u shpreh njëri prej të rinjve të PD-së.