Oficerët u futën për të mbrojtur Ramën, LSI paralajmëron Prokurorinë

Saturday, 14 Prill 2018 10:03

Ditën kur opozita shqiptare qëlloi me miell dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama, në Kuvendin e Shqipërisë kanë hyrë oficerë të armatosur për të mbrojtur kreun e qeverisë.

Denoncimin e bën kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i cili thotë se prokuroria nuk ka bërë asnjë lëvizje për këtë veprim të papërfytyrueshëm sipas tij, në një parlament demokratik. 

“Nuk mundet që për shkak të një frikacaku të kthehet salla e kuvendit në një demonstrim të oficerëve alabakë me armë dhe me fishekë”, shkruan Vasili në një postim në rrjetin social Facebook. 

Deputeti i LSI-së thotë se nëse prokuroria nuk vepron, do të ketë kundër popullin, çka do të shënojë dhe fundin e saj!

Reagimi

Hyne me arme ne kuvend, prokuroria qe hesht do perballet me popullin.

Oficeret e armatosur hyne ne 12 prill ne sallen e seancave plenare duke dhunuar si kurre ndonjehere sallen e kuvendit.

Ky eshte akti me i rende dhe i paperfytyrueshem per nje palament demokratik.

Prokuroria hesht dhe ka mbyllur syte perpara kesaj ngjarje te tmerrshme per parlamentarizmin dhe respektimin e ligjit, nderkohe qe keto skena fale televizioneve i ka pare edhe shqiptari me i fundit.

Personat e armatosur hyne salle per te mbrojtur jeten e kryeministrit te "kercenuar" rende nga mielli dhe uji, ishte vertet ne "rrezik te madh" kryefrikacaku i qeverise se mielli dhe uji te "vrasin".

Nuk mundet qe per shkak te nje frikacaku te kthehet salla e kuvendit ne nje demostrim te oficereve alabake me arme dhe me fisheke.

Tanime salla e parlamentit qeveriset nga garda e republikes me arme dhe pa arme pasi nuk ka me kryetar parlamenti.

Garda hyn e del sic i pelqen dhe as qe ja fishkellen fare kryetarit fiktiv te kuvendit.

Prokuroria nese nuk vepron per dhunimin e salles se te zgjedhurve te popullit nga oficeret me arme, do te thote se eshte vendosur perfundimisht kunder popullit, do te thote gjithashtu se do te perballet me popullin, por duhet ta dije se ate dite ajo do te jete dita e saj e fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...