×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kur Arta Marku tregon se Vettingu është ankand i Ramës

Tuesday, 03 July 2018 20:28

Arta Marku,  produkti i Reformës në Drejtësi,  ka treguar me mosparaqitjen e saj në komisionin e Vettingut të vërtetën e kësaj reforme. Pra, pikërisht personi që u mbars nga Vetttingu e delegjitimoi këtë komision, e përdhosi atë me mosparaqitjen e saj. Kjo mungesë u denoncua nga vet përfaqësuesi i OMN, i cili shprehu zhgënjim për mos paraqitjen e Kryeprokurores “Part-time”.

Duke delegjitimuar komisionin, paradoksalisht ajo iu bashkua aradhes së atyre prokurorëve të denoncuar prej saj, që e refuzuan verdiktin e Vettingut me mospjesëmarrje. Të njëjtën gjë bëri dhe Arta Marku.

Por, tek kjo mosparaqitje duhet të lexojmë të vërtetën se ky Vetting është një ankand i Ramës, ku shiten e blihen gjyqtarë e prokurorë.

 Vettingu është një shpikje dhe duplim i detyrës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë. Pra, per ato deklarime pasurie që kanë qenë publike ky Vetting thjesht ka marrë të drejtën për ta quajtur të justifikueshme e pa justifikueshme, por pa një bazë të arsyeshme. Arta Marku pikërisht tregoi këtë degjenerim, të përcaktimit sipas momentit politik dhe pëlqimit të Ramës, se cilit prokuror apo gjykatës i justifikohet apo jo pasuria.  Paradoksi i Vettingut qëndron në faktin se po shndërrohet  në burimin e asaj që synonte të luftonte:  korrupsionin. Pse? Sepse nuk ka asnjë kriter ku bazohet justifikimi apo mosjustifikimi, duke e bere këtë organ nje subjekt që duhet t’i nënshtrohet vet një Vettingu.

Arta Marku nuk u paraqit në Vetting, sepse ajo ka kaluar ‘vettingun” Rama dhe se ajo është furnizuesja e kësaj "gijotine" që ka gjymtuar sistemin e drejtësisë, duke asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 20:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...