"Ligji për shembjen e teatrit si ligjet e Erdoganit"

Tuesday, 03 July 2018 20:35

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ditën e sotme i është bashkuar protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së mbajtur Manjani e cilësoi ligjin e hartuar, që parashikon shembjen e godinës së Teatrit, si një ligj fashist, i ngjashëm me ligjet e Erdogan.

“Ky është një ligj fashist, kushdo që përmend terren kushtetues për këtë ligj është diktator.

Është njësoj si ligjet e Erdoganit, që vendos disa emra dhe thotë pushkatoje. Pushtuesi na bëri me Teatër, ndërsa qeveria po e prish këtë Teatër. Ne sot kemi më shumë respekt për pushtuesin”, tha Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës duke thënë se është detyra jonë të mbrojmë pronën, shtetin dhe demokracinë.

“Çdo qytetar duhet të jetë prezent këtu është detyrë e qytetarisë, nuk është punë aktorësh. Nuk është vetëm detyrë e tyre, është detyrë e jona të mbrojmë pronën, shtetin, demokracinë e cila është në rrezik”, u shpreh Manjani.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...