Opozita braktis parlamentin në shenjë proteste ndaj vjedhjes në Kuvend

Hënë, 09 July 2018 10:03

Ditën e sotme opozita nuk do të jetë e pranishme në seancën parlamentare.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se shkak për mungesën e opozitës në parlament është bërë falsifikim i votës për teatrin.

Po ashtu, mësohet se nuk do të jetë bojkot i Kuvendit, por një formë protesta për votimin e të enjtes së kaluar për Teatrin Kombëtar, ku u vodh vota e Vangjel Tavos.

Edhe pse ai nuk ishte fare në seancë, mazhoranca falsifikoi votën e tij. Ditën e sotme, do të shkojë në seancë vetëm kreu i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, ku do të shpreh qëndrimin e PD-së për votimin e Teatrit.

Më herët krerët e grupeve parlamentare të PD-LSI i ishin drejtuar me një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonin anulimin e votimit për ligjin e Teatrit Kombëtar.

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 11:33

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...