Kreu i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, i vetmi që është i pranishëm në seancën parlamentar, ka kërkuar anulimin e votimit të ligjit për Teatrit të një jave me parë.
“Ditën e enjte u miratua shembja e teatrit. Por më shumë se përmbajtja e ligjit, votimi ka pasur defekt, rezultati është manipuluar. Një nga anëtarët e opozitës rezulton të ketë votuar pro shembjes. Nuk është çudi që në këtë vend të ndodh diçka e tillë.
Kërkesa jonë për të anuluar votim in është bërë para dy ditësh, pasi çështja është e rëndësishme. Ne si opozitë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, pasi gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita po privohet nga e drejta e fjalës, por vullneti i saj po denatyrohet”, pohoi ai.