Kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mëngjesin e kësaj të marte lidhur me votimin e manipuluar në Kuvend për Teatrin Kombëtar.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se Parlamentin e katandisën si kooperativë të qeverisë, ndërsa shton se rivotimi i ligjit për teatrin i pakapërcyeshëm.
Reagimi i Vasilit:
Parlamentin e katandisen si kooperative te qeverise,rivotimi i ligjit per teatrin i pakapercyeshem.
Vodhi votat maxhoranca ne kuvend per ligjin e teatrit por thone "qe nuk vodhem aq shume sa nuk ndikon ne rezultat".Vetem hajdutet mund ta thone kete.
Vjedhin votat por jane edhe idioter,kjo ndodhi ne parlamentin shqiptar kur manipuluan votat ne votimin e ligjit per teatrin,por edhe pëllasin.
Por idiotet te gjitha bene sikur i pane, po se ku u zhduk karta e votimit te deputetit, qe votoi ne vend te Tavos nuk e pane dot.
Idioter ku u zhduk karta,se as ne tabulatet e votimit si del emri gjekund as qe votpi as s'votoi??
Kur s'gjeni dot mes vetes tuaj as ku e ka futur,ku e ka fshehur,ku e ka hedhur,ku e ka lene rrugeve karten ai, qe votoi per Tavon do te thote se jeni sagllam idioter.
Ai qe votoi s'di ku ka karten,ndersa idiotet e palodhur i gjejne shpjegimin.Keshtu eshte kur ju merr truri uje.
Anullimi i ketij votimi turpi dhe perseritja e votimit eshte me pakta qe duhet te bejne ne kete parlament te shkaterruar proceduralisht dhe qe eshte shnderruar ne kooperative te qeverise.