Pas skandalit të falsifikimit të firmave për prishjen e Teatrit i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit.
Përmes një postimi në “facebook”, Vasili shkruan se kjo është qeveria e të pacipëve që falsifikojnë votat e firmat për prishjen e Teatrit.
“Per ligjin per teatrin u FALSIFIKUA vota ne parlament. Edhe ne peticionin per prishjen e teatrit u FALSIFIKUAN firmat e Piro Manit dhe Elia Zaharias,qe deklaruan publikisht se nuk kishin firmosur kurre.” shkruan ai.
Me tej Vasili shton se morali i kësaj qeverie është i njëjtë me ‘virgjërinë’ e prostitutave. “Pastaj vijne ne parlament dhe recitojne genjeshtrat e radhes per hajdutllekun e radhes si dhe recitojne me pasion edhe pastertine e virgjerine morale te tyre te ngjashme me ate te prostitutave.” Mbyll shkrimin ai.
Postimi i plotë:
Cfare qeverie te pacipesh???
Per ligjin per teatrin u FALSIFIKUA vota ne parlament.
Edhe ne peticionin per prishjen e teatrit u FALSIFIKUAN firmat e Piro Manit dhe Elia Zaharias,qe deklaruan publikisht se nuk kishin firmosur kurre.
Nuk besoj se ka më ndonje te marre qe i beson kesaj qeverie edhe atij qe ka ne krye per asgje, qe bejne e thone.
Vetem shesin,blejne falsifikojne dhe rrembejne me mashtrim cdo pasuri publike.
Pastaj vijne ne parlament dhe recitojne genjeshtrat e radhes per hajdutllekun e radhes si dhe recitojne me pasion edhe pastertine e virgjerine morale te tyre te ngjashme me ate te prostitutave.
Shkurt qeveri te pacipesh dhe kaq...