Përmes një video, BBC thumbon keq Ramën duke shkruar se kryeministri shqiptar duket sikur ka harruar këpucët.
“Fotoja familjare” është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por këpucët e zakonshme në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment”, shkruan BBC në video.
Tallja e medias prestigjozë britanike u komentua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në Facebook ai e quan veprimin e Ramës, veprim të nmjë njeriu psiqik.
“Kur te perfaqeson nje i semure psiqik! Ja si BBC damkos psikopatin! "Duket se dikush i ka harruar kepucet", tallet BBC. Ky ishte suksesi i tij ne Samitin e Londres! Turp!” shkruan Berisha.