Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me një raport të fundit i cili thotë se gati gjysma e popullsisë shqiptare kërkon të largohet nga vendi. Braimllari thotë se
Postimi i plotë
Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit.
Në këtë raport qytetarët që duan të largohen janë ato më të kualifikuarit. Kjo për shkakun e një kryeministri hajdut që di vetëm të vjedhë pronën publike për interesat e tij klienteliste. Ky kryeministër ka shkatërruar biznesin në vend për interes të oligarkisë së tij.
Shqiptarët çdo ditë e më shumë kërkojnë te largohen për shkak të një kryeministri i cili nuk ka vizion për të qeverisur vendin. Ky kryeministër e ka futur vendin në varfëri të thellë duke përkrahur një politikë klienteliste dhe kriminale.
Përkrahja e oligarkisë nëpërmjet koncesioneve dhe pastrimin e parave të pista ka sjellë shkatërrimin në vend të bizneseve të ndershme. Ka shkatërruar biznesin e mesëm jo vetëm me taksat absurde por dhe me inspektorate kontrolli pa fund të cilët nuk janë gjë tjetër vetëm gjobëvënës të këtij kryeministri.
Në vend nuk ka siguri publike, nuk ka mundësi punësimi dhe për pasojë të rinjtë dhe të rejat largohen nga Shqipëria.