Deputeti i PD-së, Luciano Boçi ka denoncuar ditën e sotme një skandal lidhur me dëftesat e lirimit për shkollat 9 vjeçare.
Siç duhet edhe ne foton e publikuar nga Boçi, në dëftesë është bërë gafë me numrin rendor të lëndëve.
Reagimi i deputetit të PD-së
MINISTRIA QË NUK DI TË NUMËROJË DERI NË 10
Mos u habisni!
Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit.
Për të qeshur e për të qarë.
Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 vjen nr. 11.
Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.
Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi.
Dokumenti në fjalë është i pavlefshëm.