“U zgjodhët në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Tani po shkelni çdo ligj në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme.
Mbi çfarë baze ligjore i keni bërë ndryshimet në prokurori kur ligji më ët cilin u zgjodhët nuk jua lejon?”. Ka qenë kjo deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka në Komisionin e Ligjeve, ka është e pranishme për të raportuar Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku.
Deputetët e PD në këtë Komision janë shprehur se Marku duhet të ishte duke u hetuar, për shkak të vendimeve të paligjshme që ka marrë në krye të institucionit.
Seanca e pyetje-përgjigjeve po vijon. Deputetët e opozitës po ia numërojnë të gjitha çështjet prokurores.