Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar ditën e sotme ndaj atyre që Taulant Balla i quan si prova kundër Lulzim Bashës.
Sipas Palokës, Ballën nuk mund ta shpëtojë shoku i klasës.
“Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpreson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë.
Derrkucët, tahirët, habilët, balilët, xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë”, shkruan Paloka.