Gjosha: Shqipëria në gjendje të rëndë ekonomike, e vetmja zgjidhje është...

E mërkurë, 11 July 2018 17:24

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka quajtur kaotike situatën ekonomike ku ndodhet vendi ynë. Përmes një postimi në “facebook”, Gjosha shkruan se qytetarët shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, ku çdo ditë rritet numri i personave që marrin me listë.

Sipas saj e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë është bashkimi kombëtar.

Postimi i plotë:

I gjithë vendi duket sikur është përfshirë nga një kolaps total, ku asgjë nuk funksionon më dhe ku shpresat shuhen çdo ditë.

Biznesi po kalon nje situatë depresive, me taksa të papërballueshme dhe në përballje me një treg jo të drejtë në konkurrencë dhe në konsum. Duket sikur i vetmi premtim i mbajtur i kësaj qeverie mbetet rritja e të ardhurave nëpërmjet gjobave që po i merr frymën ekonomisë së vendit.

Qytetarët shtojnë listat në marketet e lagjeve, edhe me ato pak të ardhura që mund t’i përdornin për të ushqyer familjen, tani janë të detyruar t’i paguajnë taksa, taksë për pronën, taksë për arsimin, taksë për ndërtesën, taksë për infrastrukturën etj. Edhe pse të kamufluara në faturën e ujit dhe të energjisë, ato rëndojnë çdo ditë në xhepat e shqiptarëve.

Institucionet e shtetit kanë ngrirë, nuk ka më asnjë shërbim, asnjë zyrë shtetërore nuk funksionon. Administrata e mbërthyer në frikë dhe pasiguri nuk firmos më asnjë shkresë. Të trokasësh në zyrat e shtetit do të thotë të mos marrësh asnjë herë zgjidhje!

Nën delirin e pushtetit sot po rrëmbehet prona publike. Ligjet shkruhen për të favorizuar individë dhe jo për të rregulluar sistemin. Shfaqja me Teatrin Kombëtar është vetëm fillimi i rrënimit dhe grabitjes së shtetit.

Rinia është e pashpresë, 1 në 2 të rinj kërkon të zgjedhë një tjetër alternativë për të ndertuar jetën. Në vizionin e tyre Shqipëria mbetet e vakët dhe ofron shumë pak!

Duket se depresioni qeveritar tashmë ka mbërthyer gjithë shoqërinë. Kjo është dhimbja më e madhe e këtij kombi por që kërkon kurajo, guxim dhe mbi të gjitha bashkim kombëtar për t’i dhënë fund këtij depresioni!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...