Manja merr në mbrojtje Markun, mbyll komisionin/ Paloka e paralajmëron

E mërkurë, 11 July 2018 16:45

Tashmë mazhoranca e ka kthyer në modë, që sa herë që është në vështirësi të mbyllë seancën plenare dhe mbledhje e komisioneve parlamentare.

Edhe gjatë ditës së sotme, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, vendoi mbylljen e mbledhjes, gjatë kohës që deputetët e opozitës prisnin përgjigje nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, doli dhe e denoncoi këtë ngjarje para mediave.

Ndërkohë Paloka tha se pavarësisht këtyre ngjarjeve, si mazhoranca e inkriminuar ashtu dhe prokurorja e emëruar për të mbrojtur krimin, do të japin një ditë llogari para drejtësisë.

‘Gjithë skandalet e qeverisë Ramës, ministrave të tij. Seanca e sotme me të ashtuquajturën e prokurores së përkohshme ishte e rëndësishme, prandaj ne deputetët e opozitës aty. Jo se njohim prokuroren, por shpresonim që zonja PPP, do ti jepte përgjigje skandale që kanë plasur gjatë kësaj kohe. Siç e ndoqët askush nga deputetët e opozitës nuk mori përgjigje. Atë nga sot mund ta thërrasim zonja Nuk e Di. Ajo që unë dua të denoncoj është ajo që ndodhi me komisionin, faktin që Ulsiu duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt që është i përsëritur, duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës. Mbylli në mënyrë të parregullt komisionin në kohën që ishte në kulmin e pyetjeve të opozitës. Nuk është hera e parë sepse këtë bën edhe Gramoz Ruçi. Nuk janë bërë pyetjet akoma, nuk janë bërë diskutimet dhe absolutisht kjo seancë nuk është e mbyllur. Por të jenë të bindur se të gjithë një ditë do të japin llogari. Drejtësia do t’i shpëtojë hallkave që e kanë kapur sot’, deklaroi Paloka.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...