Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme terrorin që i është ushtruar nga policia e Shtetit një bilardisti.
Ai është arrestuar nga polici, pasi është bërë që ka pasur me vete stekën e bilardos, teksa ka qenë duke shkuar për tu stërvitur.
Denoncimi i Berishës:
Terror policesk i denje vetem per narkoshtetin e Norieges!
Lexoni mesazhin e snookerit dixhital. sb
“Persh i nderuar Z.Sali Berisha jam nje qytetar nga Vlora dhe lojtar i federates se Snookerit(Bilardos)perfaqsoj Flamurin tone ne shum evenimente nderkombetare,arsyeja qe po ju shkruaj eshte nje problem qe me ka ndodhur pardje duke dal nga shpia kam mar me vehte dhe steken e bilardos qe eshte nje objekt personal dhe e kam vendosur ne bagazhin e makines,nuk e di se per sa kohe me ka ndjekur policia nga mbas por me kan ndaluar ne zonen e freskut te rruga e Teleferikut,pasi atje kisha destinacionin sepse aty ndodhet salla stervitore e federates kombetare te Snookerit,me pistoleta te koka jam nxjerr nga makina nga shum civile,mbi dhjet makina policie,mbi 5 makina civile,mbi 5 motorra,aksioni perbehej nga tre grupe,krimet e renda,shigjetat dhe shqiponjat,deri ketu jemi ok sepse shteti ka te drejte te kontrolloj te verifikoj,mbas gati 1 ore kontroll nuk u konstatua asnje gje e dyshimte,shqetsimi im eshte sepse me shoqeruan ne komisariatin nr4 me pranga ne duar dhe tamam si te kishin kapur peshkun e madh,mbas 8 oresh ne dhomen e izolimit jam mar ne pyetje dhe me eshte hequr verejtje Pse e mbaja steken e bilardos me vehte,(si ti thuash nje tenisti pse mban topa tenisi apo rakete tenisi me vehte,me e keqa e gjith kesaj historie eshte se une luaj ne Rumani ne dt 28 korrik ne nje eveniment shum serioz dhe per fat te keq kam frik se nuk do luaj dot,pasi prangat me kan demtuar shum te dyja kycet sepse mi cuan prangat nga mbas,per fat te keq shteti dhe spiunat dolen te zhgenjyer,por mua me demtuan fizikisht dhe moralisht pasi jam nje person publik.Flm Z.Sali Berisha”