Shqipëria po kalon situatën më të renduar të këtyre 30 viteve pas rënies së diktaturës. Shumica e shqiptarëve janë larguar nga vendi si shkak i mungesës së shpresës, një pjesë tjetër e mendon emigrimin si alternativë shpëtimi dhe përballë shqiptarëve është grupi i organizuar që ka kriminalizuar vendin, ka marrë në dorë pasuritë publike dhe po pastron paratë e krimit të organizuar.
Vetëm sot u publikuan dy raporte ndërkombëtare që nxijnë qeverisjen e Ramës dhe klientelës së tij. I pari ai i Anti-drogës italiane, Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’ thoshte raporti, pa përmendur këtu lidhjet e grupeve kriminale me pushtetin.
Raporti i dytë ai i korrupsionit. Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës thoshte në raportin e publikuar sot se në Shqipëri ka dyshime të forta për lidhjet e pushtetarëve me biznesmenët që përfitojnë tenderët miliona eurosh.
Kësaj situate i shtohen edhe penalizimet që Shqipëria dhe shqiptarët po marrin në proceset integruese. Vendi ynë, për shkak të keqqeverisjes dhe kanabizimit humbi çeljen e negociatave për këtë vit.
Kampet janë ndarë. Mazhoranca është pozicionuar në anën e kriminelëve, përmendim këtu lidhjet e forta me bandat kriminale si ajo e Habilajt. E në anën tjetër opozita e cila po zhvillon reagime të forta kundër këtij pushteti. Qëndrime politike këto të cilat po marrin mbështetjen e vendeve mike të Shqipërisë./ Redaksionale