Me anë të një video të postuar në “facebook” deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka bërë publike djegien e plehrave fshatin Plug të Lushnjës.
Në këtë video duken fare qartë se djegia e plehrave është duke u bërë pranë banesave dhe shkollës së këtij fshati.
Në mënyrë ironike deputeti demokrat shkruan e kau ka më “bukur” se ky veprem.
Postimi i plotë:
Ky eshte vendi “ ideal”per te djegur plehrat ne PLUK te bashkise Lushnje.
Ne mes te pallateve, prane shkolles nga njera ane dhe xhamise nga ana tjeter.
E ku ka vend me te “ bukur” se ky????