Pastrimi i parave/ Vasili: Qeveria “Rama” kundër SHBA-së, DASH paralajmëron

Saturday, 14 July 2018 10:21

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të  raportit të pak ditëve më parë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohej se paratë e pista në Tiranë po pastrohen në ndërtime.

‘Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë ne një parajse dhe lavatriçe kolosale te pastrimit te parave janë ne sytë e te grithe shqiptareve, por edhe te partnereve ndërkombëtare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situatën’, shkruan Petrit Vasili në përmes një postimi në “facebook”.

Postimi i plotë:

DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave dhe kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

Vetëm disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

DASH konfirmoi se Shqipëria është nen vëzhgim te rrepte për pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e këtij pastrimi.

Dhjetëra kullat ne Tirane janë prova e qarte, qe fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar ne këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore te tij.

Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë ne një parajse dhe lavatriçe kolosale te pastrimit te parave janë ne sytë e te grithe shqiptareve, por edhe te partnereve ndërkombëtare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situatën.

DASH konfirmonte ne raport se:

‘Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore’.

‘Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri’, theksohet në raport.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte:

‘Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave.

Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.

Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.’

Qeveria tashmë është vendosur qartazi kundër SHBA-se dhe kundër gjithçkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin.

A mund ta pranojnë shqiptaret një qeveri antiamerikane?

Sigurisht që kurrë jo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...