Rroftë reforma, poshtë drejtësia

E mërkurë, 18 July 2018 11:45

Nga Sali Berisha

Dje, në emër të Vetingut, dy gjykatës të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca dhe Admir Thanxa u nxorën jashtë sistemit të drejtësisë.

Duke mbështetur në çdo rast zbatimin e ligjit, natyrisht kurrë me dy dhe tre standarte, këtu nuk do të merrem me analizën e procesit të Vetingut, që ka degraduar publikisht në një proces që zhvillohet në tërësi me ndonjë përjashtim rastësor, me listë dhe si hakmarrje primtive dhe gjueti shtrigash e në shenjën e urrejtjes të Edvin Kristaq Urrejtjes, ndaj origjinës nga veriu apo asaj klasore të vetuarve.

Nuk do të ndalem këtu as dhe në peshën që rëndojnë mbi këtë proces, shumat marramendëse të parave të krimit të Aldo Bareve mbi vetoret e Edvinit për vendimet e tyre, etj...

Por, do të theksoj këtu, se me vendimet e djeshme, krye krye kreu Edvin Kristaq Rama, i dha goditjen e mëshirës dhe "de facto" asgjesoi apo paralizoi edhe Gjykatën e Lartë të vendit, dhe së bashku me të, asgjesoi edhe sistemin universal tre shkallë kushtetues të drejtësisë në Shqipëri dhe Kushtetutën e vendit e shndërroi në një letër pa vlerë.

Pra, për të gjithë ata shqiptarë, që i thonë Kushtetutës së vendit, Kushtetutë dhe sistemit të drejtësisë, sistem drejtesie, në Shqipëri pushteti gjyqesor i ndertuar sipas Kushtetutës, si në çdo vend të lirë të botës në tre shkallë, ka rënë dhe Kushtetuta ka vdekur.

Sot narkorepublika orwelliane e Shqipërisë është i vetmi vend i planetit me sistem drejtësie me dy shkallë, pra pa shkallë të tretë. Pas paralizës së plotë të Gjykatës së Lartë, me vendimin e djeshëm të vetoreve të Edivinit dhe pas grushtit të shtetit brenda shtetit dhe asgjesimit po me vetoret e Edvinit, të Gjykatës Kushtetuese dhe shndërrimit të saj në një kadaver kushtetuese, të gjitha fuqitë e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese janë transferuar "de facto" në zyrat e krye krye kreut Edvin Kristaq Rama.

Me këto akte, që përmbysën Kushtetutën dhe vet rendin kushtetues të vendit, reforma e drejtësisë e realizoi qëllimin e saj sorosjan, shndërrimin e drejtësisë në Shqipëri në degë të ekzekutivit të Edvin Kristaq Rames. Ndaj dhe sot kriminelët e mbarë Shqipërisë, vrasësit, plaçkitësit, përdhunuesit, trafikantët, narkopolicët, narkodrejtorët, narkoçakejtë e narkoqeverisë, narkoministrat me në krye krye kreun Edvinin, brohorasin me eufori të papërmbajtur “Rroftë reforma, poshtë drejtësia”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...