PD nxjerr fakte të reja të korrupsionit të Edi Ramës me Teatrin

E mërkurë, 18 July 2018 12:05

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi doli ditën e sotme në një konferencë për mediat nga selia blu, ku foli për shembjen e Tetarit Kombëtar.

Në këtë deklaratë, Vokshi ka nxjerrë disa fakte të pakundërshtueshme lidhur me mashtrimin që po bën Edi Rama, për të ndërtuar kullat.

“Prej 10 ditësh PD ka publikuar që Edi Rama po përdor pushtetin kundër interesit publik, duke shembur Teatrin Kombëtar.

Qëllimi i Edi Ramës, nuk Teatri i Ri, por pastrimi i parave të pista dhe drogës. Qeveria miratoi një ligj të jashtëzakonshëm që braktis pronën publike dhe ja jep firmës Fusha shpk, përmes të cilët do t fitojë të paktë 205 milion euro me kullat që do të ndërtohet në zemër të Tiranës.

“Edi Rama do të fitojë të paktën 205 milionë euro për kullat. Pavarësisht se Rama e ndaloi kryeregjistruesin e pronave të informonte Parlamentin, PD ka zbuluar mashtrimin e madh. E vërteta është se “Fusha shpk” nuk është pronar kufitar me pronën e teatrit, siç thotë qeveria. Ajo ka vetëm 298 metra katrorë në pronësi, jo në kufi me teatrin”, deklaroi Vokshi.

“5522 metra katrorë janë pronë e Teatrit Kombëtar, që do të grabitet për t’iu dhënë kompanisë “Fusha shpk”. 2100 metra katrorë janë pronë e Bashkisë Tiranë. 298 metra katrorë i ka “Fusha shpk” jo në kufi me teatrin. Edi Rama dhe kukullat e tij Veliaj dhe Kumbaro kanë gënjyer Kuvendin. Kjo është arsye që Presidenti të mos e dekretojë ligjin korruptiv”, shtoi Vokshi.

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 14:09

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...