Çelja e negociatave për integrimin në BE, Shqipërisë i mbetet ende të presë

E Enjte, 19 July 2018 20:15

Nga Halil Teodori

Motorët e politikës shqiptare duhet të punojnë me kapacitet të shtuar për t’i bërë ballë detyrave të reja dhe kërkesave në rritje që Bashkimi Europian i ka vënë obligim qeverisë shqiptare në veçanti dhe politikës në përgjithësi për të kaluar në fazën finale të integrimit. Kalkulimi kohor i çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, ka futur në një fazë të re zhvillimet politike. Opozita po përpiqet të gjej mangësi dhe gropa të zeza në punën e qeverisë, ndërkohë që kjo e fundit po përpiqet të kamuflojë situatën. Gjithsesi Bashkimi Europian po e trajton me seriozitet futjen e Shqipërisë në zonën garancisë, megjithëse ende ka mbetur diçka për ta lënë vendin tonë në pritje. Ka kaq vite që integrimi drejt Europës së Bashkuar, megjithëse  ka krijuar një impakt për  politikën shqiptare por më e keqja është se  ky fenomen është bërë pothuajse shpresë për të ardhmen e vendit. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk para pak ditësh shtoi se Shqipëria e meriton hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe se ajo çfarë ka arritur është mëse e mjaftueshme për këtë. Zoti Tusk megjithatë paralajmëroi se sfida e radhës është që të binden të gjitha vendet anëtare. Ndërkohë që përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, ishte e mendimit se rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë ishte rezultat i një pune kolektive të shqiptarëve, parlamenti, qeveria, opozita, bashkitë, por po ashtu ecuria e mëtejshme është një përgjegjësi e përgjithshme.
Gjithsesi situata përgjithësisht paraqitet e paqartë. Mes deklaratave të zyrtarëve europianë dhe politikës ka momente dhe pika kyçe që mbeten pa zgjidhje.
Opozita nga ana e saj mendon se shtyrja e afateve nuk ishte një vendim pozitiv për vendin dhe përgjegjësitë e mazhorancës mbeten ndëshkuese. Sipas tyre BE-ja i vendosi Shqipërisë kushte të reja krahas atyre ekzistuese, “çështja e korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar po theksohet, si kurrë më parë”.

Janë të shumtë vendet e BE qe bashkëpunojnë në kuadër të këtij integrimi. Bashkimi në këtë organizëm nuk ka ardhë thjeshtë por ka ardhë si rezultat i kontributeve dhe standardeve te kërkuar.

Është  e njëjta gjë që kërkohet dhe për ne. Integrimi kërkon kontribut, njohuri akademike dhe koncepte për kohezionin e ardhshëm të shoqërisë Europiane, kualitet i lartë në politika dhe procese integruese.
Kërkon zhvillim dhe  kapacitetet  për të rritur kompetencën individuale në përdorimin e një kombinimi të metodologjive hulumtuese cilësore dhe sasiore të përshtatshme për projekte të avancuara kërkimore krahasuese në të gjithë v endet e Bashkimit Europian. Kërkon njohuri dhe zhvillim  profesional përmes qasjes në njohuritë e kombinuara të komuniteteve akademike dhe politike evropiane.
Kërkon pjekuri profesionale në kryerjen e hulumtimeve dhe analizave me shtrirje të gjerë disiplinore dhe gjeografike dhe pasqyrimin progresiv,  në Planet e Zhvillimit të Karrierës Personale.

Aftësi  të transferueshme të përshtatshme për të punuar në institucione të ndryshme të krijimit të njohurive në një kontekst evropian dhe për të ndërtuar kapacitete për bashkëpunime ndërkombëtare dhe aftësi shtesë për maksimizimin e konkurrencës individuale në tregun evropian të punës si dhe shkathtësitë për pjesëmarrje në hulumtimet ndërkombëtare.
Po ashtu europa kërkon  zhvillim në kuptim të marrëdhënieve midis teorisë, politikës dhe praktikës nëpërmjet përfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive të akademikëve, hartuesve të politikave dhe praktikuesve.
Integrimi kërkon njohje të gjerë dhe multidisiplinor ndërkombëtar në politikën e integrimit dhe më konkretisht në menaxhimin e kulturës dhe identitetit, qytetarinë dhe pjesëmarrjen politike, integrimin e punës dhe integrimit shoqëror, integrimin urban, modelet e banimit dhe lëvizshmërinë përmes një prodhimi të gjerë akademik , rreth fushave tematike sektoriale lidhur me proceset integruese dhe politikat shkencore.
Në ndërmarrjen e vet drejt BE Komuniteti Europian  synon të bashkojë aktorët kyç me eksperiencë dhe njohuri të provuara të politikave dhe proceseve të integrimit nga akademia, ndërmarrja, shoqëria civile dhe prejardhja publike.
Lind pyetja:
Sa jemi ne të përgatitur për Europën?
Mungojnë akademikët ose janë zëvendësuar me partiak të rëndomtë dhe të pa aftë.
Korrupsioni!
Korrupsioni  lehtëson  trafikimin  e drogës, pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore, por nuk kufizohet vetëm në këto aktivitete. Sot qeveria  ka  kompetenca të gjëra është  vështirë të dallosh veprimet ligjore dhe të paligjshme.
Po kështu  abuzimi me  pushtetin,  si dhe brutaliteti i policisë ,  konsiderohet korrupsion politik.
Një shtet i cili ka korrupsion të pa kufizuar njihet si një kleptocracy,  që do të thotë “sundimi nga hajdutët”.

“Korrupsion institucional”,  dallohen nga ryshfeti dhe ai lind në cilëndo institucion që varet nga mbështetja financiare e njerëzve që kanë interesa që mund të bien ndesh me qëllimin parësor të institucionit.
Korrupsioni në gjyqësor komprometon sundimin e ligjit; dhe korrupsioni në administratën publike rezulton në ofrimin joefikas të shërbimeve
Ajo që dua të them është se  korrupsioni dëmton kapacitetin institucional të qeverisë, nëse procedurat nuk merren parasysh, korrupsioni dhe ryshfeti mund të ndikojnë negativisht në besimin në institucionet.
Korrupsioni minon  demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë si  dhe vlerat e tilla demokratike si besimi dhe toleranca.
Aty ku korrupsioni shton koston e biznesit, ajo gjithashtu shtrembëron fushën e hetimit dhe veprimit, duke mbrojtur firmat me lidhje nga konkurrenca dhe duke mbështetur kështu firmat joefikase.
Ryshfeti i zyrtarëve tatimorë mund të zvogëlojë pagesat e tatimeve të firmës nëse norma e ryshfetit marxhinal është nën nivelin zyrtar tatimor margjinal. Në vendin tonë, ryshfet kanë një ndikim më të madh negativ mbi aktivitetin e firmave . Korrupsioni gjithashtu gjeneron shtrembërim ekonomik në sektorin publik duke devijuar investimet publike në projekte kapitale ku ryshfetet dhe ryshfetet janë më të shumta. Zyrtarët mund të rrisin kompleksitetin teknik të projekteve të sektorit publik për të fshehur ose për të hapur rrugën për veprime të tilla, duke e shtrembëruar më tej investimet. Në rastin e tonë, një nga faktorët që sjell paqëndrueshmëria politike është faktive  se  qeveritë e reja nuk e çojnë deri në fund luftën kundra korrupsionit  të  qeverive të  mëparshme.
Kjo i inkurajoi zyrtarët që të fshehin pasurinë e tyre jashtë vendit, jashtë çdo shpronësimi të ardhshëm.
Feja!

Këtu në zemër të Europës feja Islame po korr suksese çdo ditë e më shumë. Fenomen që duam apo s’duam ne po krijon vëmendje nga ana e partnerëve europian. Megjithëse don apo s’don Europa, Shqipëria është Europë dhe Europa është një realitet i pa mohueshëm i krishte, po kështu dhe pjesa tjetër Euro-Atlantike, e cila rrjedhon prej vlerave historike dhe emancipuese që ishin burim i frymës kristiane dhe aspiratave më të larta të humanizmit, tolerancës, prosperitetit dhe integrimit

Halil.jpg

 

 

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 20:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...