Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një foto të bustit të Pjetër Arbnorit, për të cilën thotë se u kthye aty ku i takon.
Përmes një postimi në “facebook” kreu i PD-së flet për bëmat e Pjetër Arbnorit.
Postimi i plotë:
Mandela i Ballkanit u kthye sot në vendin ku i takon.
Pjetër Arbnori, burri i mençur dhe simbol i qëndresës antikomuniste, vazhdon të mbetet frymëzim në sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.
28 vite burgim nuk arritën të shtypnin ëndrrat dhe idealet e një njeriu të etur për liri.
Rojtari i ri i Parlamentit do jetë aty për të na kujtuar se në fund të tunelit ka gjithmonë dritë.