Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fillim të bashkëbisedimit me gazetarët në Selinë Blu ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Bashës kjo çështje ka të bëjë me liritë themelore të njeriu.
Sipas tij ky është një projekt mafioz për të përmbushur etjen e Edi Ramës për para pasi do të fitojë minimalisht 205 milionë euro nga kjo aferë e pastër korruptive.
“Qytetarët duhen mbrojtur nga arbitrariteti i qeverisë. Rama është vërsulur për të shkulur trashëgiminë kulturore Historia për tjetërsimin e truallit të Teatrit Kombëtar ka 20 vite dhe ka ardhur koha që Rama të ndalet”, tha ndër të tjera Lulzim Basha duke e shpjeguar me hollësi historinë 20-vjeccare të Ramës me godinën e TK.