Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pasur ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku ka folur për disa nga çështje më të rëndësishme të aktualitetit.
Basha ka theksuar se Shqipëria nuk i mori negociatat, ndërsa shton se vendi ynë ndodhet në një krizë të trefishtë.
“Shqipëria ka një krizë të trefishtë: Ekonomike, pasi investimet e mëdha po mbarojnë. Së dy është krimi që ka kapur shtetit. Dhe se treti kemi një drejtësi që është kapur nga Rama.
Vendimi i 28 qershorit për ta shtyrë me një vit hapjen e negociatave, është një leksion se në Europë nuk hyhet me gënjeshtra.
Nuk iu hapën se Franca dhe Holanda ngritën shqetësimin se Shqipëria nuk ka bërë sa duhet për drogën.
Shqipëria i meritojnë negociata, qeveria i pengon negociatat.”, tha Basha.