“Kur flet për shëndetësinë, ky është kryebojaxhi dhe jo kryeministër”

Premte, 20 July 2018 16:34

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me tonë sarkastike ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama lidhur me “reformat dhe Investimet” në shëndetësi.

Vasili iu referuar ndërtimit të spitalit kirurgjikal të Elbasanit nga qeverisja e mëparshme me demokratët dhe e krahasoi me ngazëllimin e Kryeministrit Rama i cili në vend të ndërtimit të spitaleve u gëzohet lyerjes së tyre me bojë.

Postimi i plotë:

 “Kur flet per shendetesine ky eshte kryebojaxhi dhe jo kryeminister.

Elbasani ka ndertuar nje spital te ri kirurgjikal vetem ne 2010 dhe me skaner ne ato kohera u be,pra asgje nga ky kryeminister qe i ngazellehet bojes se mureve.

Ky kryebojaxhi lyen ca mure po nuk ben spitale ashtu si edhe ne Elbasan, ne Fier e kudo.

O ministra boll e tallet kete kryeminister me budalleqe dhe me lajme koti,se ky kryeminister ngaqe s'mbush fare dhe s'kupton, i beson dhe i thote me gojen plot se i duken te verteta.

Shqiperia ka nevoje per kryeminister dhe jo per kryebojaxhi e kryetuaf,sepse shendetesi do thote te thote te kurosh e sherosh e jo te tallesh e te kendosh si ç'ben ky.”

Login to post comments