Basha pret presidenten kroate, diskutime për integrimin, rajonin dhe NATO-n (foto)

Premte, 20 July 2018 17:48

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Presidenten e Kroacisë, Kolinda-Grabar Kitaroviç.

Lideri i opozitës shprehu angazhimin e tij për të vijuar bashkëpunimin e suksesshëm  kur, si ministra të Jashtëm, së bashku me zonjën Kolinda-Grabar Kitaroviç, punuan me sukses për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së marrëdhënieve shqiptaro-kroate në nivele strategjike për rajonin.

‘Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me konstatimin e mungesës së problematikave por duhet të investohemi në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik. Dy vendet tona duhet të jenë promotore dhe mbështetëse të fuqishme të avancimit të vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, rritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perendimor’-tha Basha.

Basha e cilësoi një zhvillim shumë pozitiv marrjen e ftesës për anëtarësim nga Maqedonia dhe shprehu mbështetjen për përfundimin me sukses të marrëveshjes për çështjen e emrit dhe anëtarësimin e saj të plotë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme në NATO si kontribut i rëndësishëm për paqe dhe stabilitet në rajon.

Ai i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.

Gjatë takimit me Presidenten kroate, kreu i PD-së vuri në dukje nevojën e Shqipërisë për të marrë nga Kroacia ndihmë për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se sfidat kryesore për Shqipërinë janë shteti ligjor, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sistemi gjyqësor i pavarur dhe funksionues në të gjitha shkallët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...