Meta ka një dhuratë për presidenten kroate

Premte, 20 July 2018 18:46

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zbuluar dhuratën  për presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic. Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se në përfundim të vizitës së presidentës kroate në Shqipëri, ka zgjedhur t’i japë librin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë”, vepër e Milan Suflajt.

“Në përfundim të vizitës shtetërore në Shqipëri të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë pata kënaqësinë t’i dhuroj librin “Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë” të Milan Šuflajit, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së lashtë të shqiptarëve! God bless Albanian-Croatian friendship!”, shkruan Meta në facebook.

Kitaroviç mbërriti të mërkurën në Tiranë ndërsa nuk la pa vizituar edhe qytete të tjera të vendit si Beratin dhe Krujën, e shoqëruar edhe nga presidenti Meta. Kujtojmë që në Berat ajo u shpall qytetare nderi.

Login to post comments