Strazimiri: Kushti i qeverisë, po nuk ke vëlla kriminel...në burg, faktet flasin vetë

Premte, 20 July 2018 18:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar pas informacioneve të fundit se autoritetet zyrtare në Tiranë po përgatisin lirimin nga burgu të Artur Karajt, një trafikant ndërkombëtar qeniesh njerëzore, vëlla i Nëndrejtorit të Policisë së Kufirit, Xhevahir Karajt.

Deputeti demokrat ka shkruar se Xhevahir Karaj është i përmendur në raportet për zgjedhjet e vitit 2001 si dhunues i komisionerëve të opozitës, sikundër është autor i mijëra shkarkimeve të paligjshme në radhët e policisë pas “riveshjes” në vitin 2013.

Me ironi Strazimiri thotë se “kush nuk e plotëson kushtin e të paktën një vëllai kriminel, e ka vendin....në burg!”

Postimi i plotë i Strazimirit

"Kush është?

Është ADN e "Policia që duam" , dmth:

- '97-sh,

- i pluripermendur në raportin e opozitës për zgjedhjet e vitit 2001, si militant dhunues i komisionerëve dhe vëzhguesve të opozitës.

- kandidat për depuetet i PS në zgjedhje, e më tej militant i "Parttisë" deri ditën e rikthimit në pushtet në 2013

- rivishet si polic i "papolitizuar" me detyren shef kuadri (me të vjetrat) në Drejtorinë e Përgjithëshme të "Policia që duam" .

- Autor i mijëra shkarkimeve të paligjshme dhe ca më shumë pranimeve të paligjshme në piramidën e Policisë së Shtetit.

- Për shkak të moszbatimit të ligjit nga ana e tij, sot shteti ka borxh paga të prapambetura dhe vendime rikthimi në punë.

Por "merita" më e rëndësishme që paskësh patur, qenkësh kushti "sine qua non" që të bëhesh "i madh" nën këtë edvinëri: të paktën një vëlla kriminel ndërkombëtar!

Aktualisht, nëndrejton ruajtjen e "kufinjve të paprekshëm të Atdheut tonë Socialist" !!!!!!

'KAQË!!!!!

P.S. kush nuk e plotëson kushtin e të paktën një vëllai kriminel, e ka vendin....në burg!"

polic

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...