Foto/ Rama postoi propagandën e radhës, por ja realiteti në spitalin e Elbasanit

Premte, 20 July 2018 20:00

Pas postimit të videos së Kryeministrit Edi Rama për spitalin e Elbasani, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka postuar një shkrim ku thotë se mashtrimet e Ramës s’kanë të sosur.

Përmes një postimi në “facebook”, deputeti demokrat shkruan ky investim që kryeministri e shet si të tij është bërë në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Halim Kosova në viti 2013.

Ndërsa për pjesët e tjera të spitalit si tek kirurgjia e vjetër Boçi shkruan se ato janë në gjendje skandaloze, pavarësisht gënjeshtrave që mundohet kryeministri ynë të tregojë.

Me anë të këtij postimi deputeti i Partisë Demokratike ka postuar edhe disa foto ku duket si është gjendja e vërtetë e këtij spitali.

Postimi i plotë:

...DHE MASHTRIMET S’KANË TË SOSUR

Rrena i ka këmbët e shkurtëra - thotë fjala e urtë - prandaj del shpejt.

Por rrenat e Ramës janë akoma më keq. Janë pa këmbë fare. Prandaj quhen pafytyrësi.

Rama ka postuar sot një video-mashtrim për spitalin rajonal Elbasan si investim të tij dhe krenohet çmendurisht.

Realisht investimi i Kirurgjisë së re ku është dhe Obstetria e re është bërë në 2013 kur Ministër ishte Halim Kosova, në qeverisjen e PD.

Linku e dëshmon:https://m.youtube.com/ëatch?v=uI5DsSEEA1A

Por Rama nuk e njeh turpin.

Ndërsa realiteti për pjesët e tjera është krejt ndryshe nga ajo që rreket të mashtrojë Rama në video-lojën e tij.

Kirurgjia e vjetër është bllokuar nga dritaret me blloqe e suvatim dhe e lyer vetëm në pjesën ballore hyrëse të spitalit (foto).

Ndërsa pjesa kryesore është prej 5 vitesh e degraduar dhe e shndërruar në një ËC gjigande dhe vend prehje për përdoruesit e drogave (foto).

Është për të vënë duart në kokë.

Njëkohësisht është një vatër e madhe infeksioni dhe vetëm dy metra larg Pediatrisë e ngjitur me Gjinekologjikun e ri (foto).

Është pak të thuash që kemi afër një skandali shëndetësor.

Pediatria është lyer vetëm në pjesën hyrëse dhe katin e parë. Pjesa tjetër krejtësisht e rrënuar, antihigjenike e vend ku gëlojnë pisllëku bashkë me mikrobet e bakteret (foto).

Për të mos folur për hyrjen, ku përgjatë një rruge plot gropa e mizerabilitet je i detyruar të paguash, sepse parkimi i është dhënë me koncesion s’dihet se kujt.

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 20:30
Login to post comments