Berisha bën diferencën mes Teatrit dhe Piramidës

Premte, 20 July 2018 20:52

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Java” në RTSH kërkon nga opozita që të përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë për të ndalur shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë intervistës, ish-kryeministri Berisha ka folur edhe për prishjen e “Piramidës”, për të cilën ai tha se nuk ka asnjë lidhje me historinë e Tetarit. 

Si e keni përcjellë historinë e teatrit

Në 27 vite ën atë parlament , dita më e neveritshme në jetën time parlamentare ka qenë dita e kalimit të ligjit për teatrit. Po u a them me sinqeritetin më të madh dhen pse? E para një betejë 7 mujore që po zhvillohet nga artistët. Përplasja me ta është e papranueshme. Një pushtet që përballet egërsisht me artistët është një pushtet mjeran , i turpshëm në natyrën e tyre. Si mundet të përdoret fuqia e ekzekutivit ndaj një grupi, që të dytë nuk ke tjetër. Dhe për çfarë për tempullin e tyre. 100 herë kam pyetur veten. Se si ka mundësi që për këtë çështje u veprua me emergjencë. Ti nuk e bën këtë hajdutllëk, të përdorësh pushtetin e mazhorancës ta futësh ligjin me forcë. Tirana sipas Indro Montanelit, u themelua si një qytet modern. Këto janë një pasuri kombëtare që bëhen çdo vit e më shumë më e vlefshme. Këtu kemi të bëjmë me një mediokër, me një dështak që ka komplekse me artistët. Është rrafshim i historisë, shuarje. Po të isha do të mblidhja konstruktorët më të mirë.

Keni folur ndryshe për Piramidën...

Piramida ishte dhe është për tu rrafshuar. Është një simbol i diktaturës që i kanë bërë më të keqen shqiptarëve.

Piramida është aty, është gërmallë. Qeveria reflektoi dhe nuk u shemb. A mund të jetë ky një shembull për Teatrin?

Ligji, nuk di çfarë qëndrimi do të mbajë Presidenti i Republikës. Mendoj s eopozita duhet të përdorë të gjitha mjetet e mundshme që ka për të bllokuar këtë veprim kriminal.

vijon...

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 20:58
Login to post comments