Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se janë shumë të vogla shanset që Shqipërisë ti hapen negociatat vitin tjetër.
Sipas tij, ekzistojnë disa kushte shumë të rënda, që Shqipëria nuk mundet që ti plotësojë.
‘Shanset janë jashtëzakonisht të vogla që negociatat të hapen vitin tjetër.
A ka mundësi që Shqipëria ti plotësojë 13 kushtet? Me këtë qeveri JO.
Çdo hap që kam bërë drejt integrimit, e kam bërë duke tërhequr opozitën me vete.
Nuk ecën kurrë përpara duke përjashtuar opozitën. Ky njeri ka vetëm urrejtje për opzoitën dhe nuk kupton që procesi i integrimit ka kusht themelor bashkëpunimin me opozitën.
Pengesa kryesore është lidhja e Edi Ramës me krimin. I kam thënë Ramës në shtator të vitit 2013 se lidhjet e tua me krimin janë të njohura botërisht, por shqiptarët të votuan edhe Brukseli do të amnistojë.
I kam thënë: Do ti presësh apo ti forcosh. Rama bëri këtë të fundit.
Raporti i policisë së Holandës, nuk e keni idenë se çfarë shkruan. Edi Rama ka lidhje, ka interesa.
Edi Rama ka interesa me krimin dhe jo me opozitën’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në studion e RTSH-së.