Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Java’ në RTSH, të drejtuar nga gazetarët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.
Duke folur për çështjen e marrëveshjes me Greqinë, ish-kryeministri Berisha është shprehur se kjo që po ndodh është copëtim i ri i Shqipërisë.
Për ish-kryeministrin Sali Berisha, marrëveshja ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është gjykata.
‘Marrëveshja për detin.
Kjo që po ndodh është copëtim i trojeve shqiptare.
Ka një ligj ndërkombëtar që të jep të drejtë që të mbash 12 milje. Greqia për një kompleks të tërë rrethanash ka vendosur sinor 6 milje dhe marrëveshjet e saj me Italinë dhe Turqinë janë me 6 milje.
Pala greke thotë se atdheu i tyre po rritet.
Greqia po shfrytëzon zonën ekskluzive ekonomike, e tha vetë Tsipras.
Shefi i grupit tonë negociator Skapi punon gjithë ditën kundër vendit të vet. Armand Skapi mori një draft tjetër nga grekët dhe e paraqet si një draft të ri.
Kjo që po ndodh është copëtimi i ri i kufijve.
Zgjidhja e vetme do ishte gjykata.
E ka ligji që në rast se marrëveshjet dështojnë, duhet ti drejtohemi Gjykatës.
Ata që donin të zmadhonin atdheun e tyre Greqinë në kurriz të shqiptarëve, e kundërshtojnë këtë opsion dhe e kanë palosur Edi Ramën’, tha mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha.