BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht

Saturday, 21 July 2018 12:06

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me studimin e BE-së për koncesionet, që i cilëson si histori dështimi.

Vasili thotë se pse nuk ka asnjë reagim nga BE në Tiranë pasi BE në Bruksel kryqëzon koncesionet?

Postimi i plotë

BE ne Bruksel kryqezon koncesionet,BE ne Tirane hesht, rilindja krihet, bllokon edhe ligjin e LSI per koncesionet.

Koncesionet sipas BE jane nje histori deshtimi ekonomik te frikshem per Greqine duke qene nje nga premisat themelore per

kolapsin ekonomik te saj.

Po sipas BE jane histori deshtimi ne Spanje ne rajonin e Catalunjas (Barcelones) dhe ne Irlande, megjithe kapacitetet

manaxhuese te jashtezakonshme te ketyre vendeve.

Problemet ekonomike te krijuara nga koncesionet u kane kushtuar miliarda euro financave publike te ketyre vendeve.

Ndaj BE eshte shume e shqetesuar per to.

Ndersa ne Shqiperi koncesionet jane nje histori e qarte hajduterie me pasoja shkaterrimtare,

ndonese BE ne Tirane vetem ngazellehet e duartroket pikerisht te kunderten e asaj qe shqeteson maksimalisht BE ne Bruksel.

Rilindja si atavizem e konfliktualitetit ekstrem,arrogances provinciale demode dhe

antitransparences se bunkerizuar,pengon prej me shume se dy vitesh projektligjin e propozuar nga grupi parlamentar i LSI per koncesionet.

Projektligji i LSI kerkon transparence maksimale,debat te hapur parlamentar qe kthjellon e shterron te mirat e te keqiat e cdo koncesioni si dhe maksimizon marrjen por edhe percjelljen e pergjegjesive ne maxhoranca te ndryshme pa kosto te frikshme per shkak te kontratave koncesionare te gabuara dhe shkaterruese per ekonomine dhe per cilesine e sherbimeve ndaj qytetareve.

kolapsin ekonomik.

Bllokimi arbitrar dhe antiparlamentar i projektligjit te LSI vetem nga rilindja ne parlament eshte nje faqe e zeze per ,

rilindjen dhe per dimensionin parlamentar te saj.

Rilindja si misherim i nje politike vulgare,te eger dhe primitive qe urren debatin,urren kompromisin parimor politik dhe urren pranimin e zgjidhjeve kur ato vijne nga kundershtaret, mbyll cdo dite me sjelljen e saj cdo mundesi dhe hapesire per dialogun aq te domosdoshem politik.

Hajduterine e koncesioneve e shemb vetem transparenca cdo rruge tjeter eshte plackitje dhe deshtim ekonomik dhe social.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...