Basha: Kryeshejtani i do gjykatat për vete për të mbrojtur aferat korruptive

Tuesday, 24 July 2018 12:53

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se më mirë është një djep bosh se me shejtanin brenda, duke iu referua ngërçit në gjykatat e vendit.

Basha thotë se djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se Ramës i duhen shejtanë në djepin e Prokurorisë për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë.

“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë.”, -shkruan Basha në profilin e tij në Facebook.

Login to post comments