Kolapsi me drejtësinë/ Lubonja e ka me Ramën, thumbon ambasadorët

Tuesday, 24 July 2018 18:10

Në kulmin e debateve për reformën në drejtësi, ku opozita sulmon maxhorancën për kapje të pushtetit, analisti dhe publicisti Fatos Lubonja flet për shkelje në këtë proces. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja pohoi se reforma në drejtësi ka dështuar që në nisje të procesit. Lubonja pohoi se një pjesë të maxhorancës por edhe një pjesë të ndërkombëtarëve, pasi këta të fundit i mbështesin.

“Reforma në drejtësi padyshim që ka dështuar. Një pjesë ku bëj pjesë edhe unë e ka pranuar që në fillim, pasi dështimi ishte që në nisje. Përgjegjës për këtë janë një pjesë e maxhorancës dhe një pjesë e ndërkombëtarëve, që i mbështesin”, tha Lubonja.

Lubonja tha se nëse opozita voton ligjin e Magjistraturës do të bëj një ‘vetëvrasje’.

“E para është qëllimi pse u bë. Pra, reforma në drejtësi, psh; po flasim për Vettingun. Vihet theksi tek personi dhe nuk merresh me sistemimin. Kujtohet se me disa gjyqtarë të rinj që janë të pastër, dhe vendos disa gjyqtarë të rinj, si ata që bëri Berisha me 6 mujorët e plepave. Rama thotë se ‘i ka duart e pastra prandaj po e bëj reformën’, po të ishte i pastër ta fillonte nga vetja. Unë shikoj që ka një selektivitet dhe një vullnet të keq, për ta kapur dhe jo për ta bërë të pavarur. E keqja më e madhe është sekektiviteti, pasi po shihet se si po gjuhen disa njerëz që duket se nuk ishin të tyret. Vullneti i keq për ta kapur drejtësinë dhe jo për ta bërë të pavarur, kjo është hallka e hallkave. Pash një prirje të disa mediave që janë më të pavarura, për ta parë si një biçim shprese, ku brenda Ramës po dalin disa kundër. Më kujtoi kohën e komunizmit. Këtë më kujtoi ky Barja. Bares do t’i them se ‘ty do të mbajnë mend për keq, pasi firmose atë ligjin për teatrin’. Del një Fusha, që bashkë me ca male aty rrotull, bashkë me kryeministrin, vendosin që të grabisin teatrin. I gjithë publiku humbet”, -pohoi Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...