Nga Sali Berisha
Piktori deshtak si zjarrvenesi psikopat!
Te dashur miq, per te justifikuar grushtin e shtetit brenda shtetit qe kreu me asgjesimin e Gjykates Kushtetuese te vendit, paralizen totale te Gjykates se Larte, rrezimin e Kushtetutes dhe rendit kushtetues me zhdukjen e sistemit tre shkallesh te drejtesise, si ne asnje vend tjeter te planetit, piktori deshtak, njelloj si zjarrevenesi i semure psiqik qe gezohet me flaket e zjarrit qe djegin para syve te tij gjithçka, deklaroi sot se me mire “djepi bosh se sa shjetani ne djep”.
Me kete deklarate Edvini hoqi perfundimisht çdo maske dhe provoi qarte se qellimi i tij ka qene:
- asgjesimi i gjykatave dhe sistemit te drejtesise dhe jo reformimi i drejtesise. Prandaj dhe si kreu i meduzes se krimit te organizuar ne Shqiperi ai ferkon duart nga gezimi i arritjes se qellimit, shkaterrimit sistemit te rendit kushtetues demokratik te vendit, i cili ka rreth 13 kushte per te hapur negociatat pas 1.5 -2 vitesh me BE.
Me kete deklarate ai pranon se sot Narkoshteti i Norieges (Edi Rames)eshte i vetmi ne bote, ne te cilin eshte rrezuar Kushtetuta dhe rendi demokratik i tij, eshte eleminuar sistemi i drejtesise dhe ku drejtesia ekziston thjesht si dege e ekzekutivit.
Kenaqesia e Edvinit, si ajo e zjarrvensit qe ngazellehet nga flaket qe djegin shtepine, qendron ne faktin se eshte ai qe sot vendos per te gjitha lirite, te drejtat, padrejtesite, jeten, pronat e qytetareve shqiptare, te cilet jane te vetmit ne Europe qe nuk mund ti drejtohen Gjykates Europiane per dhunimin e te drejtave te njeriut nga narkoqeveria dhe narkoshteti i tyre.
Kjo deklarate e kreut te meduzes se krimit te organizuar eshte nje thirrje per te gjithe ata mijra vrases seriale, perdhunues, plaçkites, trafikante, hajdute, te denuar perjete apo me vite e dekada burgu nga gjykatat djep i djallit, ngrihuni e thyeni burgjet se nuk keni kryer krime, jeni te pafajeshem, por jeni denuar nga shejtani, te cilit me reformen e Sorosit i preme koken!
Kjo deklarate eshte nje thirrje per mbare shqiptaret te ngrihen per ti rezervuar me çdo çmim fundin e merituar rregjimit antikushtetues te narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames.! sb