×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama kërkon të shantazhojë që nga Strasburgu

Tuesday, 24 July 2018 19:33

Edi Rama ka dërguar në Këshillin e Evropës, listën e re me 3 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për postin e anëtarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat të Njeriut në Strasburg. Nga 17 kandidatë që aplikuan në muajin prill, Komisioni i Ekspertëve ka përzgjedhur tre kandidatë: ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristen dhe eksperten e Reformës në Drejtësi, Marjana Semini, dhe juristin dhe ekspertin e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Darian Pavli.
Ajo që bie në sy, është fakti se Rama po dërgon në Gjykatën e Strasburgut sërish emrin e Sokol Berberit, i cili ka qenë kandidat edhe në tri listat e tjera që janë refuzuar nga Këshilli i Evropës.
Berberi ishte piketuar nga Rama për të qenë në krye të një prej institucioneve më të rëndësishëm të drejtësisë pas miratimit të reformës, për ndryshimet dhe specifikimet e vendosura nga opozita e përjashtojnë tani që Berberi të jetë në një nga këto institucione. Rama ka menduar që ta shpërblejë kunatin e Xhafës, duke i vendosur emrin si një ndër kandidatët më të preferuar për në Gjykatën e Strasburgut.
Herën e parë, qeveria dërgoi në Strasburg emrat e Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, listë e cila u refuzua. Herën e dytë, qeveria dërgoi sërish emrin e Sokol Berberit, Aurela Anastasit dhe Aleksandër Muskaj, por dhe kjo listë pati të njëjtin “fat”.
Ndërkohë që herën tretë, Këshilli i Ministrave ridërgoi emrin e Sokol Berberit, Irakli Koçollarit dhe Suela Mënerit, por dhe kjo listë nuk kaloi për shqyrtim.
Këshilli i Europës i ka refuzuar kandidaturat e propozuara nga Rama, për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Ky është argumentimi zyrtar i refuzimit që KiE i bëri Ina Ramës, Sokol Berberit dhe Gent Ibrahimit.
Në mars u rihap sërish procesi dhe këtë muaj u dërgua lista e katërt, ku figuroi përsëri Sokol Berberi.

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 19:41
Login to post comments