×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Manjani: Siç na mëson edhe udhëheqësi, më mirë Ardiani se shejtani në djep!

E mërkurë, 25 July 2018 14:21

Pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së lartë, Ardian Dvoranit, ka ardhur reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, në llogarinë e tij në Facebbok.

 “Nuk i MBARON MANDATI asnjëherë!, shkruan Manjani.

Pra siç na mëson edhe udhëheqësi: më mirë Ardiani se shejtani në djep! Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”!, vijon postimi i ish Ministrit të Drejtësisë.

Statusi i plotë:

Sido të vijnë rrethanat politike; sido të jenë ligjet që shkruhen; sido të vendosë Gjykata Kushtetuese;

Ardian Dvoranit nuk i MBARON MANDATI asnjëherë!

U zgjodh për të shërbyer për 9 vite në Gjykatën e Lartë. Shokët e tij ikën, se ju mbaroi mandati.Ardiani JO!

Ka hyrë në vitin e 13-të dhe rri aty!!!

As vettingu nuk e tundi dot prej aty, megjithse qëndron në shkelje të hapur me Kushtetutën e Republikës!

Pra siç na mëson edhe udhëheqësi: më mirë Ardiani se shejtani në djep!

Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”!

R.I.P Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjithë Reforma!

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 14:30
Login to post comments