×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ambasadorët i kuptojnë lojën Ramës, nuk pranojnë të dezinformohen  

E mërkurë, 25 July 2018 13:26

Kryeministri Edi Rama, kishte përgatitur që ditën e sotme të mbante një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë për t’i dezinformuar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe ngritjen e kullave në vend të tij.

Rama i kishte ftuar ambasadorët në takim para teatrit, ku aty do të justifikohej para tyre për prishjen e Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin e 6 kullave.

Për këtë, Rama si armë të fortë kishte ndërmend të përdorte gjendjen e ndërtesës, ndaj të cilës janë stisur disa raporte mbi vjetërsinë e saj.

Por, duket se takimi i Ramës me ambasadorët ka dështuar, pasi disa prej tyre e kanë kuptuar lojën e këtij të fundit, dhe kanë refuzuar që të jenë pjesë e këtij dezinformimi që kishte planifikuar ai.

Me veprimin e sotëm, ambasadorët nuk pajtohen me veprimin e Ramës, i cili si qëllim ka shkatërrimin e një vepre historike, dhe në vend të tij për të ndërtuar 6 kulla, ku fitimi I tij do të jetë miliona euro.

/55News.al/

Login to post comments